Milan-i shumë afër goditjes, pritet zyrtarizimi i gjigantit të sulmit

22 Janar 2022
17:45
Denis Hakanaj
back button

Vetëm 18 vjeç, 1.92 cm i gjatë, sulmuesi me shumë perspektivë i Crvena Zvezda-s: është Marko Lazetic sulmuesi i zgjedhur nga Milan-i për të zëvendësuar Pellegri-n, i cili do të kthehet te Moanco në fund të huazimit dhe më pas do të dërgohet nga klubi francez te Torino.

Sulmuesi serb konsiderohet në atdhe si pasardhësi i vërtetë i Vlahovic dhe kuqezinjtë besojnë se është lojtari ideal për të kompletuar sulmin e Pioli-t.

Mbyllja e operacioni duhet të konkretizohet në fillimin e javës së ardhshme. Flitet për një shifër të përafërt me 5 milionë euro. Lazetic ka luajtur 14 ndeshje deri tani në kampionat, duke realizuar një gol, të cilit i duhen shtuar dy golat e shënuar në Youth League.

Lajmi është raportuar nga SportMediaset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit