Milan po mendon të bëjë një goditje në mbrojtje dhe emri i parë në listë është serbi Strahinja Pavlovic, që luan me Salisburgun në Austri.
23-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me austriakët dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 20-25 milionë euro.
Për Pavlovic është interesuar edhe Napoli, ndaj kuqezinjtë po mundohen të lëvizin më shpejt në bisedime, për ta mbyllur këtë transferim brenda 15 korrikut.
Sezonin e fundit, ne 36 ndeshje zyrtare, Pavlovic realizoi edhe 3 gola me fanellën e Salizburg, një mbrojtë skrahu i mjatë për të cilin Milan duket se ka shumë nevojë.