Milan-Juve duel për Rabiot, kuqezinjtë barazojnë ofertën financiare për mesfushorin francez

27 Qershor 2024
12:23
Telesport
back button

Nga 1 korriku, mesfushori francez Adrien Rabiot do të lirohet zyrtarisht nga kontrata që ka me Juventus, e cila skadon në fund të kësaj jave. Rinovimi me bardhezinjtë është kthyer në telenovelë dhe Milani është duke përfituar.

Kuqezinjtë janë duke synuar mesfushorin e Juventus. Sipas “Tuttosport”, klubi milanist ka ndërmarrë tashmë hapa përpara, duke bërë edhe një ofertë zyrtare. Një ofertë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, e barabartë me atë që ka bërë edhe Juventus.

Ndryshimi është se Milan ofron një kontratë 3-vjeçare për Rabiot, ndërsa nga Juventus oferta është një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit të tretë. Prandaj dhe Milan ka arritur të barazojë ofertën financiare të Juventus.

Shuma prej 7.5 milionë eurosh në sezon nuk është një shifër e parëndësishme për kuqezinjtë, që do të shkonin në maksimumin e lejuar. Gjithsesi, bëhet fjalë për një mesfushor me përvojë e të talentuar dhe që e njeh mirë Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit