Një muaj para fillimit të Serisë A, Milani po punon për të forcuar skuadrën për t’i vënë në dispozicion të trajnerit Paulo Fonseca për sezonin e ri. Pasi morën Morata, vëmendja e drejtuesve kuqezinj u zhvendos te qendërmbrojtësi Pavlovic dhe mesfushori Fofana.
Kështu, gjysma e dytë e korrikut do të jetë momenti vendimtar për të mbyllur të dyja negociatat që aktualisht janë ngecur në të njëjtën pikë: Marrëveshje në parim me lojtarët, distancë me klubet përkatëse. Por jo e pakalueshme.
Youssouf Fofana u ka thënë “ok” kuqezinjve prej disa javësh, por puna në prapaskenat e menaxherëve të “djallit” është të shkurtojnë hendekun midis ofertës, 12 milionë euro dhe kërkesës prej 25 milionë eurosh që kërkon Monaco.
Klubi i Principatës është i gatshëm të zbresë, por po kërkon edhe nga Milani një përpjekje për të gjetur një marrëveshjes mes 18-20 milionë euro.
E njëjta situatë edhe për Salzburg dhe Pavloviçin. Milani është rritur në rreth 20 milionë ndërsa klubi austriak ka ngecur në kërkesën e 25 milionëve. Një boshllëk që mund dhe do të plotësohet duke i dhënë Fonseca një qendërmbrojtës të ri.