Youssou Fofana dhe Milan nuk kanë qenë kurrë kaq afër. Ardhja në Milano e presidentit Gerry Cardinale, e kompletuar me një vizitë në selinë dhe takimin me drejtuesit e lartë të klubit, dha një shtysë të rëndësishme për lëvizjet e kuqezinjve në tregun e transferimeve.
Efekti i parë u pa në bisedimet me mesfushorin e Monaco, i cili tashmë konsiderohet një hap larg. Kontaktet që u zhvilluan mes Milan dhe klubit të Principatës ishin të frytshme: Marrëveshje totale për një bazë prej 14 milionë eurosh. Mbeten të plotësohen vetëm detajet përfundimtare në lidhje me bonuset.
“Djalli”, i cili prej kohësh e kishte 25-vjeçarin parizian si objektivin kryesor për mesfushën, është mbështetur gjithmonë në dëshirën e ish-lojtarit të Strasburg për të mbërritur te Milanello. Kontrata katërvjeçare tashmë është gati dhe maksimumi të enjten do të vijë zyrtarizimi.
Thashethemet në lidhje me interesimin e Atletico Madrid dhe Manchester United për 25-vjeçarin e bindën klubin të përshpejtonte dhe të fundoste goditjen, falë edhe mbështetjes Gerry Cardinale. Gjithçka për kënaqësinë e Fonseca, i cili po pret me ankth një mesfushor të aftë për të siguruar ekuilibër.