Milan me “xhepat shpuar” nuk arrin dot te sulmuesi slloven, Chelsea, Arsenal e City në garë për ta blerë

31 Maj 2024
13:14
Telesport
back button

Sulmuesi slloven Benjamin Sesko duket se do të jetë një nga emrat më të kërkuar këtë merkato vere. 21-vjeçari që luan me Leipzig në Bundesliga, ka shumë adrmirues që janë gati të paguajnë për ta marrë.

Fillimisht u përfol se Milan është në “pole”, por kuqezinjve u mungojnë paratë për ta blerë, pasi klubi gjerman kërkon rreth 50 milionë euro. Sesko ka një kontratë deri në vitin 2028 me Leipzig, ndaj gjermanët nuk do ta lënë kollaj të ikë.

Por për Sesko po interesohem edhe skuadrat “big” në Premier League. Sipas “Sky Sports”, ekipet e Chelsea dhe Arsenal janë në vijën e parë të grupit që kërkojnë shërbimet e sulmuesit shtatlartë slloven (1.95 metra i gjatë).

Nuk mbetet më pas edhe Manchester City, që e konsideron Sesko si zëvendësuesin ideal të Haaland, që këtë sezon u dëmtua disa herë e ka nevojë të pushojë. Pra, Anglia mund të jetë shtëpia e ardhshme e sulmuesit të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit