Milan merr lajme të mirë nga Spanja: Morata kalon problemet e dëmtimit në kokë, gati të luajë për kombëtaren

15 Nëntor 2024
7:50
Telesport
back button

Sulmuesi Alvaro Morata u thirr nga kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e fundit në Nations League, pavarësisht dëmtimit të kokës në stërvitje. Madje ai nuk luajti në takimin barazuar në Cagliari.

Gjithsesi, nga Spanja vjen një lajm i mirë për Milan dhe kombëtaren iberike. Alvaro Morata ka rifilluar stërvitjen me kombëtaren e tij. në rrjetet sociale është postuar një video ku Morata shihet duke dalë në fushë me shokët e tij me mjete stërvitore.

Mbetet vetëm për t’u parë nëse sulmuesi do të jetë 100% i disponueshëm për ndeshjen kundër Danimarkës (të premten, më 15 nëntor) apo do të duhet të presë ndeshjen e dytë, kundër Zvicrës (të hënën, më 18 nëntor).

Gjithsesi, duket se ai ëhstë rikuperuar dhe do të jetë gati për të luajtur si titullar për Milan dhe trajnerin Fonseca. Një lajm i mirë ky pr tifozët kuqezinj, që do të kenë në fushë sulmuesin kryesor pas 10 ditësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit