Milan-Napoli, pritja e vitit i mohon golin Giroud (Pamjet)

18 Shtator 2022
21:35
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Milan-it dhe Napoli-t, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit italian.

Kanë qenë kuqezinjtë që kanë pasur rastin më të pastër dhe më të rrezikshëm të 45 minutave të para, por nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë.

Krunic ka dhënë një pasim të bukur për Olivier Giroud në zonën e rreptësisë, francezi ka provuar të godasë menjëherë drejt portës, por është ndalur nga një super pritje e Meret.

Numri një i Napoli-t, në fakt, ka treguar super reflekset e tij duke e devijuar topin në traversë, me sferën që ka përfunduar jashtë më pas.

MILAN-NAPOLI – RASTI I GIROUD – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit