Milan, përforcimi i radhës vjen nga Spanja

6 Tetor 2024
12:40
Denis Hakanaj
back button

Milani tashmë po mendon për merkaton e janarit, gjatë së cilës drejtuesit e kuqezinjve me siguri do të bëjnë disa rregullime në skuadrën e Paulo Fonseca-s.

Reijnders dhe Fofana nuk mund të mbajnë ritmin e një sezoni të tërë, kjo është arsyeja pse një mesfushor tjetër mund të merret në atë rol në janar, duke pasur parasysh që Bennacer, Musah dhe Loftus-Cheek nuk kanë bindur deri tani.

Sipas TMW, në janar Milani mund të provojë sërish për Johnny Cardoso, mesfushorin e Real Betis i lindur në vitin 2001, një alternativë e mundshme për Youssouf Fofana.

Sipas Transfermarkt, Real Betis mund të kërkojë deri në 25 milionë euro, nëse jo edhe më shumë, për kartonin e Johnny Cardoso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit