Milan përgatitet për më të keqen, ja dy emra në rast se Leao largohet

29 Shtator 2022
13:00
Denis Hakanaj
back button

Gazzetta.it ka analizuar strategjitë e mundshme të Maldini-t dhe Massara-s në rast të një lamtumire të Rafael Leao.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë arritur ta mbrojnë nga sulmet e Chelsea-t në verë, por klubi londinez mund të kthehet në sulm në sesionet e ardhshme të merkatos.

Shumë do të varet nga përparimi i negociatave për rinovimin e portugezit, i cili mund ta vendose i vetëm fatin e kartonit të tij: klubi, pa një marrëveshje, do të kërkojë ta shesë për të mos e humbur me kosto zero dhe për të pasur fondet e duhura për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Zgjidhja mund të vijë nga vetë Chelsea, dhe kjo zgjidhje quhet Cristian Pulisic. Një lojtar që pëlqehet nga klubi kuqezi dhe që do të shkonte me dëshirë në Milanello, edhe pse në Londër ka luajtur shumë pak deri tani.

Emri tjetër është ai i Noah Okafor, 22-vjeçar i Salzburg-ut, që MIlan-i e njeh prej kohësh dhe që i ka shënuar Djallit në Champions League.

Zvicerani pëlqehet shumë nga Maldini dhe Massara veçanërisht për shkak të moshës së tij të re, që do t’i jepte mundësinë Milan-it të rriste aftësitë e tija si lojtar, por edhe vlerën e kartonit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit