Milan shpërblen mbrojtësin: Rinovim kontrate, dyfishim page dhe i ofron shiritin e kapitenit

14 Tetor 2024
10:12
Telesport
back button

Te Milan kanë mbetur të kënaqur nga paraqitjte e mbrojtësit Matteo Gabbia, ndaj janë gati t’i rinovojnë kontratën dhe t’i bëjnë një ofertë të parezistueshme. Sipas mediave italiane, palët kanë nisur diskutimet për shtyrjen e kontratës aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2026.

“Sky Sport” raporton se këtë javë do të ketë një takim mes drejtuesve të Milan dhe menaxherit të lojtarit. Ideja e klubit kuqezi është ta shtyjë kontratën deri në vitin 2030, duke dyfishuar edhe pagën e Gabbia. Paga aktuale e lojtarit është pak më shumë se një milion euro në sezon, përfshirë bonuset.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi pas grumbullimit për herë të parë në kombëtare, fundjava e ardhshme mund të sjellë edhe një kënaqësi tjetër të rëndësishme. Për shkak të skualifikimit të Theo Hernandez, ai është kandidat serioz për të mbajtur shiritin e kapitenit për ndeshjen kundër Udinese.

Gabbia mbërriti në Milano në moshën 13-vjeçare, u rrit në sistemin e të rinjve kuqezi dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë më 24 gusht 2017, nën drejtimin e Vincenzo Montella, në Europa League. Në sezonin pasardhës ai shkoi në huazim te Lucchese dhe në vitin 2023 u huazua për gjashtë muaj te Villarreal.

Rikthimi i dytë te kuqezinjtë në janar të këtij viti, me një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, deri në shenjtërimin e këtij fillimi sezoni. Tashmë është bërë titullar i paluajtshëm. Përkushtimi i tij, si dhe lidhja e tij e fortë me këmishën, së shpejti mund të shpërblehen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit