Milan shtang Juventus-in, planifikon goditjen e pabesueshme

8 Qershor 2023
15:37
Denis Hakanaj
back button

Sipas asaj që raportohet nga Valter De Maggio, drejtor i ‘Radio Kiss Kiss Napoli’, nisur nga lamtumirat zyrtare të Paolo Maldinit dhe Frederic Massara, Milani mund të hyjë në garën që të çon te Cristiano Giuntoli.

Drejtori sportiv i Napolit kampion i Serisë A është në fakt i lakmuar si nga skuadra milaneze ashtu edhe nga Juventusi.

Në fakt, Zonja e Vjetër po vë shumë bast për Cristiano Giuntolin. Edhe nëse ky i fundit nuk ka marrë ende dritën jeshile nga Aurelio De Laurentiis.

Drejtori sportiv, në fakt, ka edhe një vit kontratë me Napolin. Presidentit De Laurentiis nuk i pëlqen shumë ideja për t’ia lënë rivalit më të madh të klubit të tij një nga arkitektët kryesorë të fitores së kampionatit.

Vetë Maurizio Scanavino, drejtori i përgjithshëm i Juventus-it, ka folur për Sky Sport në lidhje me mundësinë që ta shohë Cristiano Giuntolin si drejtues të bardhezinjve:

“Ai ka një kontratë me Napolin edhe për një vit, nuk duket e drejtë të komentohet më tej”. Ndërkohë, skuadra e Juventus-it ka emëruar Giovanni Manna si drejtor të ri sportiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit