“Milan s’ishte skuadra më e fortë e Serisë A”, Buffon: Juventus dhe Inter ishin superiorë

27 Maj 2022
12:51
Denis Hakanaj
back button

Portieri dhe kapiteni i Parma-s, Gianluigi Buffon, ka folur në lidhje me titullin e Serisë A të fituar nga Milan-i në këtë sezon.

MERITA – “Milan-i ka qenë skuadra më e aftë, sepse sipas mendimit tij, nuk ka qenë më e forta: Juventus-i dhe Inter-i, sipas mendimit tim, kanë qenë superiore”, ka shpjeguar Buffon-i për TMË.

“Diferencën e kanë bërë klubi, drejtuesit dhe trajneri: Pioli ka bërë një punë të madhe në këtë rrugëtim prej dy viteshe gjysmë te Milan-i. Këtë vit ka bërë një punë akoma më të madhe sepse ishte në një situatë të re”.

FONDAMENTAL E – “Maignan? Një portier i madh, tre elementet që janë dalluar më shumë kanë qenë Maignan, Theo Hernandez, Tonali dhe Ibra, kur ka qenë në dispozicion.

“Leao? Edhe ai, sigurisht, edhe pse i mungon vazhdimësia. Kjo do t ë thotë shumë mbi rëndësinë që ka bashkimi i grupit dhe një trajner që arrin t’i motivojë deri në pikën e duhur dhe të krijojë një ambient pozitiv”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit