Milan synon anësorin belg për krahun e majtë, do të jetë zëvendësuesi i Theo Hernandez që në janar

12 Nëntor 2024
14:29
Telesport
back button

Një tjetër objektiv i ri ka dalë në orbitën e Milan. Bëhet fjalë për mbrojtësin 25-vjeçar belg Maxim De Cuyper, që luan me Club Bruges në Belgjikë (77 ndeshje zyrtare dhe 5 gola me këtë ekip).

Një lojtar të cilin kuqezinjtë kanë kohë që e ndjekin nga afër dhe me interes, madje e patën edhe kundërshtar në Champions League pak kohë më parë (5 ndeshje e 1 gol edhe me kombëtaren këtë vit).

Drejtuesit e Milan mendojnë se De Cuyper mund të jetë zëvendësi ideal për Theo Hernandez, me të cilin kuqezinjtë kanë patur disa fërkime këtë sezon dhe ende nuk kanë një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Maxim De Cuyper kushton rreth 15 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2028 me Bruges. Lojtari ka mjaft kërkesa në merkato, ndaj kuqezinjtë po mundohen të lëvizin që tani, për ta siguruar lojtarin që në merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit