Te Milan po mendonjë se si të forcojnë skuadrën në dispozicion të trajnerit Paulo Fonseca, duke parë si merkaton e janarit por edhe me vëmendjen për sezonin e ardhshëm. Në pritje të Ismael Bennacer, klubi italian është duke këmbëngulur për Samuele Ricci.
Mesfushori i Torinos dhe i kombëtares “Azzurre” është një objektiv konkret për kuqezinjtë, që do të tentojnë ta bllokojnë transferimin e tij për muajin qershor, duke parashikuar konkurrencën e madhe për të. Për Ricci është interesuar edhe Manchester City.
Torino tashmë është kontaktuar nga shumë klube, por ende asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Synimi i klubit “granata” nuk është që Ricci të largohet deri në fund të sezonit. Milan synon të shmangë një epilog si ai i Buongiorno, i cili në janar 2024 dukej një hap larg kuqezinjve, për të kaluar më pas te Napoli për një tarifë më të lartë në verë.
Ndaj, te Milan kërkojna ta mbyllin marrëveshjen me Ricci që në janar, duke garantuar një rrugë të shpejtë për të finalizuar transferimin e mesfushori në verë. Gjithsesi, negociatat me Torinon nuk janë aspak të thjeshta, duke parë se oferta më të mira mund të vijnë nga Anglia.