Milan zbavitet në 45′ e para ndaj Marseille, Messias i papërmbajtshëm! Shënon edhe Giroud (PAMJET)

31 Korrik 2022
18:58
Telesport
back button

Milani ka mbyllur 45′ e para ndaj Marseille në miqësoren që po zhvillohet sot në Velodrome përpara 60 mijë shikuesve, duek u zbavitur dhe me dy gola në avantazh.

Për kuqezinjtë rezultati mund të kishte qenë më i thellë ndërsa Maignan nuk ka bërë asnjë pritje në 45′ e para, pasi mbrojtja kuqezi ka shmangur çdo rrezik të ekipit francez.

Messias më i miri për kuqezinjtë, me ikjet e tij në krah, por edhe Theo në krahun tjetër, i cili nisi aksionin e golit të parë me brazilianin që finalizoi bukur.

Pikërisht Messias ishte autor i asistit për golin e dytë kuqezi me Giroud. Më pas, disa raste radhazi me Diaz, Giroud dhe Messias dhe portieri i Marseillë që është dashur të bëjë disa ndërhyrje.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit