Në mes të negociatave me Kia Joorabchian, agjentin e Joshua Zirkzee, Milan mori një ofertë nga Roma: kandidaturën e Tammy Abraham. Marrëveshja për qendërsulmuesin holandez të Bologna është në amulli, për shkak të komisioneve të larta të kërkuara nga agjenti për ta zhvendosur klientin e tij diku tjetër.
Situata e 26-vjeçarit anglez në pronësi të Romës, megjithatë, është krejtësisht ndryshe. Ai u kthye pas një viti apo më shumë nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë, por Daniele De Rossi vendosi ta përjashtonte nga planet e së ardhmes.
Dhe kështu, Abraham u hodh në treg, iu ofrua skuadrave të ndryshme, raporton “Tuttosport”, duke përfshirë kuqezinjtë e Fonseca. Krahasuar me objektivat e vlerësuar deri më tani nga drejtuesit e “Via Aldo Rossi”, ish-lojtari i Chelsea ka një çmim prej 25 milionë euro, plus bonuse, me një pagë të favorshme prej 4.5 milionë euro.
Në Milano, Abraham do të takohej edhe me shokët e vjetër të skuadrës blu, ndërsa ka fituar shumë përvojë në Serie A nën drejtimin e Mourinhos.
Por, duke dashur të vlerësojë edhe të këqijat e operacionit, e panjohura mbetet gjendja fizike e sulmuesit anglez. Problemi i gjurit është tejkaluar, por sezonin 2023-2024, sulmuesi anglez i lindur më 1997 e kaloi kryesisht në “infermieri”. Është vetëm një sugjerim për momentin, duke qenë se opsioni më i mirë për Milanin mbetet Zirkzee.