Milani, 50 milionë euro për të zëvendësuar Giroud. Nga Zirkzee te Sesko, emrat për “9”

28 Mars 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Tashmë duket se vendimi është marrë. Olivier Giroud do të luajë në MLS sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Milanit me shumë gjasa do t’i thotë lamtumirë Serie A në fund të këtij kampionati, pas tri vitesh mbresëlënëse, duke i përfunduar të gjithë me gola dyshifrorë.

Këtë sezon, francezi, i cili do të mbushë 38 vjeç në shtator, ka 14 gola dhe 9 asiste në gjithsej 36 ndeshje të luajtura në Serie A, Champions League, “Europa League” dhe “Coppa Italia”. Prandaj, destinacioni do të jetë kampionati amerikan dhe Los Angeles FC, klub me të cilin do të firmosë marrëveshje deri më 31 dhjetor 2025.

Klubi kuqezi padyshim që do të duhet të ndërmarrë veprime për të gjetur një “9” cilësor dhe të besueshëm. Ndërsa pritet kontrata e parë e Camarda, i cili potencialisht mund të bëhet qendërsulmuesi i ri i Milanit, duhet afruar patjetër një lojtar me përvojë në këtë pozicion.

Klubi kuqezi, raporton edicioni i sotëm i “Tuttosport”, mund të shpenzojë rreth 50 milionë euro nëse dëshiron të arrijë një nga objektivat e merkatos verore. Profilet e “hetuara” do të ishin gjithmonë të njëjta: sulmues fizikë dhe cilësorë, me gola në gjak. Sipas gazetës torineze, emrat e pëlqyer janë ata të Joshua Zirkzee të Bologna, Benjamin Sesko të Leipzig, Viktor Gyokeres të Sporting Lisbona apo Santiago Gimenez i Feyenoord.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit