Milani afron një mesfushor, Ragnick godet me kosto zero?

29 Maj 2020
19:37
Eraldo Harlicaj
back button

Milani ka shfaqur interes për të nënshkruar me mesfushorin e Burnley-t, Jeff Hendrick. Transferimi i futbollistit që luan në Premier League do të jetë me parametra zero, pasi ai mbyll kontratën me Burnleyn.

Hendrick është një lojtar me përvojë, pasi ka shumë vite që luan në Angli. 28-vjeçari pritet të kalojë te Milani duke ndryshuar krejtësisht shtet dhe kampionat. Ai do të mbyllë sezonin në Premier League, më pas do të kalojë në Itali.

Futbollisti ka dhe përvojë ndërkombëtare, pasi numëron 54 ndeshje me kombëtaren e Irlandes. Ai ka bërë mirë gjatë kësaj periudhe te Bernley, prandaj është pikasur dhe nga ekipi italian që joshet dhe për transferimin me kosto zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit