Milani do t’i ndezë motorët pas një jave, ja pjesëtarët e stafit dhe kërkesat e Fonseca

1 Korrik 2024
7:54
Alfred Lleshi
back button

Pikërisht pas një jave, Milani do të fillojë sezonin 2024-2025 me takimin klasik në ‘Milanello’, ku do të startojë kampingu i zakonshëm stërvitor veror. Pas pesë viteve të Stefano Piolit, një trajner i ri, Paolo Fonseca, do t’i drejtojë seancat stërvitore të kuqezinjve. Ai do të mbërrijë në Milano ditët në vijim për t’u njohur me botën kuqezi dhe punuar më ngushtë me drejtuesit për tregun e transferimeve.

Stafit të trajnerit portugez do t’i shtohet një analist i ri i ndeshjeve. Ai quhet Paulo Ferreira, legjenda e Portos, kampion i Europës në vitin 2003 dhe bashkëpunëtor i parë i José Mourinhos te Chelsea. Përveç Paulo Ferreira, stafin teknik të Fonseca do ta plotësojnë Tiago Leal, i cili ofron mbështetje themelore në anën taktike, dhe Paulo Mourao, ish-trajneri atletik i Vitoria Guimaraes, Benfica, Al Nassr e Spartak Moska.

Sa më shpejt që të jetë e mundur, Fonseca do të duhet ta shohë skuadrën të kompletuar, të paktën me një sulmues të ri dhe një mesfushor me karakteristika mbrojtëse. Përsa i përket sulmuesit, dëshira kryesore e drejtuesve të kuqezinjve është Joshua Zirkzee, por situata është ankoruar gjithmonë tek i njëjti problem që lidhet me kërkesën për komisione nga agjenti i lojtarit holandez.

Në mesfushë, emri i parë në listë është Youssouf Fofana, francez i lindur më 1999, kontrata e të cilit me Monaco do të përfundojë pas një viti. Monegaskët kërkojnë 25 milionë euro për të, por Milani synon të shpenzojë më pak se 20.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit