Milani e ka seriozisht me Armando Brojën, nis “gjuetia” për shqiptarin në Londër

8 Qershor 2024
10:14
Alfred Lleshi
back button

Ato nuk janë alternativa, por ide të konsoliduara tashmë për formacionin startues kuqezi. Armando Broja dhe Joshua Zirkzee mund të përbëjnë sulmin e Milanit sezonin e ardhshëm. Dy të lindurit në vitin 2001 kanë përfunduar në radarët e klubit kuqezi, që dëshiron t’i bëjë ata trashëgimtarë të Olivier Giroud, siç nënvizohet sot nga “Gazzetta dello Sport”.

Geoffrey Moncada ishte dje në Londër për “të peshuar” mundësitë e një negociate për shqiptarin, i angazhuar me kombëtaren në funksion të Kampionatit Europian. Nëse nga njëra anë shifrat e marrëveshjes nuk ndryshojnë (komisionet ndryshojnë) dhe janë fikse (40 milionë euro), nga ana tjetër investimi për qendërsulmuesin e Chelsea do të duhet të përmbahet.

Milani është ndër klubet që besojnë tek ai, pavarësisht se vitet e fundit janë më pak se pozitive për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe mungesës së vazhdimësisë. E ardhmja i takon Francesco Camarda, që dje nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. Një kontratë 3-vjeçare (me kohëzgjatje maksimale) deri në qershor 2027, duke hequr dorë nga joshja e top-klubeve evropiane.

Zyrtarizimi është planifikuar në korrik për arsye teknike. Drejtor i negociatave ishte Giorgio Furlani, i cili ka menaxhuar situatën personalisht, së bashku me përfaqësuesit e lojtarit (Marianna Mecacci, Giuseppe Riso) dhe familjen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit