Milani-Fofana, ja ku jemi. 25 milionë gati dhe kontratë 3-vjeçare me opsion, pas Europianit

29 Qershor 2024
17:57
Alfred Lleshi
back button

Milani është gjithnjë e më afër Youssouf Fofana, lexojmë në “Gazzetta dello Sport”. Janë gati 25 milionë euro, pasi të përfundojë Kampionati Europian do të happen negociatat e përcaktimit të marrëveshjes mes klubeve dhe strukturimin e kontratës së re të lojtarit.

Fofana, 25 vjeç dhe me kontratë që i skadon më 2025, me shumë gjasa do të diskutojë me kuqezinjtë marrëveshje 3-vjeçare me opsione shtesë. Lojtari preferon Milanin ndaj joshjeve të disa klubeve nga Premier League dhe po përgatitet të bëhet “strumbullari” i ri qendror i mesfushës së Fonseca.

Plani i kuqezinjve është të presin fundin e “Euro 2024” për të nisur ofensivën vendimtare. Kostoja e Fofana, lexojmë në gazetën romake, arrin në 20 milionë euro dhe në fakt është mundësi tregu për t’u kapur menjëherë, duke patur parasysh potencialin ende të pashprehur të lojtarit 25-vjeçar.

Është e qartë se ka konkurrencë, veçanërisht nga fuqitë angleze, që kanë rezerva të konsiderueshme financiare në dispozicion. Hap pas hapi, javët e fundit, Milani duket se është në rrugën e duhur për ta mbyllur marrëveshjen pozitivisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit