Milani gjen “Maldinin e ri”, mbrojtësi është dëshira e madhe e “Djallit”

4 Prill 2020
16:40
Eraldo Harlicaj
back button

Milani po mendon për mbrojtësin e ri të Celtic-ut, Kristoffer Ajer. Ekipi i “Djallit” ka hedhur grepat drejt futbollistit 21-vjeçar dhe duan ta rrëmbejnë në merkaton e verës. 

Norvegjezi ishte objekt i dëshirave të italianëve dhe në merkaton e janarit, por nuk u arrit gjuha e përbashkët mes palëve. Vera duket se do të jetë momenti i duhur për të përfunduar lëvizjen. 

Celticu nga krahu tjetër nuk do të heqë dorë nga lojtari dhe synon të mbrohet nga sulmet e milanezëve. Ata duan të mbajnë futbollistin e ri në ekip që ta shesin më shtrenjtë. Vështirë se diçka e tillë të ndodhë, pasi Milani është ëndrra për shumë futbollistë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit