MILANI I AFROHET TITULLIT | Leao i jep fitoren, Maignan hermetik në portë. Pritja quhet mrekulli (PAMJET)

1 Maj 2022
17:12
Telesport
back button

Milani vuan por fiton ndaj Fiorentinës në San Siro duke vazhduar rrugën drejt titullit kampion. Ka mjaftuar një gol i Leao 10 minuta nga fundit që kuqezinjtë të arkëtojnë 3 pikë mjaft të vlefshme.

Kur duhen edhe 3 javë nga fundi, Milani udhëheq kreun me 77 pikë, 5 më shumë se Interi që luan sot në transfertë ndaj Udineses. Pjesa e parë ishte me emocione dhe raste nga të dy palët edhe pse më rrezikshëm iu afrua portës ekipi i Piolit. Që në fillim kuqezinjtë kaluan në avantazh por ishte pozicion jashtë loje i Messias në aksionin që solli te goli i Theo Hernandez.

GOLI I LEAO

Fiorentina iu afrua golit me Igor, kurse Theo Hernandez në pozicion diagonal fare ngjtiur me portën e nxorri jashtë. Megjithatë, rastin më të mirë e pati Giroud i cili pas një super asist nga Kessie, i vetëm përballë portieri tentoi tia kalonte ma parabolë topin por nuk gjeti rrjetën.

Fiorentina tentoi me Saponara por Maignan ishte i vëmendshëm. Kuqezinjtë e mbyllën në sulm por me ide jo të qarta. Ne pjesen e dyte shume raste te shperdoruara serish me Rebic dhe Leao, por ne fund erdhi pikerisht gabimi i portierit Terraciano dhe Leao perfitoi duke shenuar.

Pak minuta me pare portieri mike Maignan kryen nje mrekulli te vertete te goditja me koke e Cabral, duke siguruar porten dhe duke mbajtur hapur nje ndeshje qe do mbyllej me suksesin kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit