Milani ka gati dy përforcime mbrojtëse në merkato, përgatit “sulmin” për Fofana

29 Korrik 2024
9:24
Alfred Lleshi
back button

Këto janë momente vendimtare për merkaton e Milanit. Në orët e fundit, drejtuesit e kuqezinjve kanë shtyrë për objektiva të ndryshëm, veçanërisht në mbrojtje. “Tymi i bardhë” më i afërt është ai i Strahinja Pavlović, mbrojtësit serb në pronësi të Salzburgut. “Djalli” ka arritur një marrëveshje përfundimtare me klubin austriak, të cilit do t’i paguajë mbi 18 milionë euro.

Vullneti i lojtarit, i cili prej disa kohësh kishte marrëveshje me Milanin, ishte vendimtar. Goditja e dytë në mbrojtje do të vijë në krah, diktuar nga dëmtimi i Alessandro Florenzit, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në gju në ditët në vijim për shkak të dëmtimit serioz të pësuar gjatë miqësores ndaj Manchester City.

Për këtë arsye, Milani ka përshpejtuar negociatat për të sjellë Emerson Royal te kuqezinjtë. Edhe mbrojtësi brazilian ka arritur marrëveshje me Milanin disa kohë më parë dhe në këto orë kuqezinjtë po përcaktojnë detajet përfundimtare me Tottenham. Ardhja e Royal në grupin e Fonseca është shumë afër.

Krahas mbrojtjes vazhdojnë manovrat e Milanit në mesfushë. Interesimi për Youssouf Fofana, mesfushori i Monaco, i lindur në vitin 1999, është i njohur prej disa kohësh, por për momentin nuk ka asnjë marrëveshje mes klubeve.

Kërkesa e skuadrës së Principatës është 35 milionë euro, ndërsa për momentin oferta zyrtare nga kuqezinjtë është ndalur në 17 milionë euro, e cilësuar si e pamjaftueshme. Në orët e fundit në negociata është përfshirë edhe West Ham, i gatshëm për të kënaqur kërkesat financiare të klubit francez.

Nga ana tjetër, megjithatë, Fofana i ka dhënë prioritet absolut Milanit dhe për këtë arsye negociatat me anglezët nuk kanë përparuar. Në frontin e Samardzic, megjithatë, nuk ka asnjë lajm tjetër. Mesfushori-sulmues i Udinese do t’iu bashkohet kuqezinjve vetëm në rast të ndonjë largimi në mesfushë. Adli dhe Bennacer janë të pasigurtë në këtë drejtim…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit