Milani kundër londinezëve të padeshifrueshëm dhe emergjencës së dëmtimeve, Juve e ka “jetë a vdekje”

5 Tetor 2022
12:06
Alfred Lleshi
back button

Maignan, Calabria, Theo, Kjaer, Florenzi, Saelemaekers dhe Messias (përveç Ibrës së zakonshëm). Lista e mungesave të Milanit në debutimin evropian të Potter si trajner i Chelsea është pothuajse rekord. Mbi të gjitha, duke qenë se fatkeqësitë nuk vijnë kurrë vetëm, të padisponueshmit përqendrohen në dy pika specifike të fushës: në anën e djathtë të mbrojtjes dhe në mesfushë.

Juventusi e ka njohur këtë problem që nga fillimi i sezonit, por ka një problem më shumë në ndeshjen në shtëpi kundër Maccabi Haifa: absolutisht duhet të fitojë në mënyrë që të mos e shohë veten që tani jashtë raundit të dytë të Champions League.

Detyra më e vështirë, natyrisht, është ajo me të cilën përballet Pioli. Të shkosh në Londër me një formacion të detyrueshëm kundër një ekipi që ende nuk është lehtësisht i identifikueshëm taktikisht, sigurisht që nuk është një shëtitje “shëndetësore”. Si do të luajë Potter? Me tre apo katër prapa? Me një “playmaker”, dy apo tre?

Avantazhi i kuqezinjve është të përshtaturit shpejt, duke pasur parasysh njohuritë e rafinuara tani në shumë seanca të “Milanello”. Pioli, pra, nuk duhet të jetë shumë i zënë me zgjedhjen e ekipit që do të hedhë në fushë, duke qenë se ajo punë tashmë është bërë nga infermieria.

Përballë Tatarusanu do të jenë Dest, Kalulu, Tomori dhe Ballo-Touré në mbrojtje, me Bennacer dhe Tonali pas treshes Krunic, De Ketelaere dhe Leao. Ish-i i kësaj sfide, Giroud do të jetë pika qendrore e sulmit kuqezi.

Allegri, për momentin, është padyshim më i mirë në aspektin e të dëmtuarve, por shumë më keq në renditje. Jo se Serie A është emocionuese, por në Champions League është i fundit në grup me zero pikë, ashtu si kundërshtari i sotëm në “Allianz Stadium”, izraelitët e Maccabi Haifa. Të kesh vetëm fitoren në dispozicion nuk është kurrë një mënyrë e mirë për t’u përballuar psikologjikisht me një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Juve, megjithatë, në listën e lojtarëve të mëdhenj, ende të padisponueshëm, ka vetëm dy emra: Chiesa dhe Pogba. Sonte gjen sërish Di Maria. Trajneri Allegri duket i gatshëm t’i besojë rolin e sulmuesit të dytë argjentinasit, përkrah Vlahovicit. Në stol, pra, do të shkojë Milik, nga të paktët që shpëton nga kritikat e fillimit të sezonit, gati për të hyrë në lojë në vazhdim.

Pushim fillestar i mundshëm edhe për Bonucci, Alex Sandro, Locatelli, McKennie dhe Miretti. Përballë Szczesny, pra, një mbrojtje me katër lojtarë: De Sciglio, Bremer, Rugani dhe Danilo. Mesfusha me Cuadrado dhe Kostic në pjesën e jashtme, si dhe dy qendrorët Paredes e Rabiot, Sulmi, siç u përmend, do t’i besohet duetit Vlahovic-Di Maria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit