Milani me Piolin nuk kishte pasur kurrë një start të tillë, vetëm Giampaolo bëri më keq (dhe u shkarkua)

8 Tetor 2024
12:33
Alfred Lleshi
back button

Me 11 pikë të fituara në 7 ndeshjet e para të kampionatit, Milani zë vendin e 6-të në renditje së bashku me Torinon. Skuadra kuqezi është e freskët nga disfata e pësuar në “Franchi” ndaj Fiorentinës dhe polemikat e mëvonshme për penalltitë e ekzekutuara nga ata që nuk duhej ta bënin këtë (dështuan dy herë nga pika e bardhë, Theo Hernandez dhe Abraham).

Megjithatë, më shqetësues në përgjithësi është fillimi i sezonit, i cili jo vetëm ka regjistruar dy humbje të kuqezinjve në  ndeshjet e para të Champions League, por edhe ka luhatje të mëdha në Serie A, siç nuk kishte ndodhur kurrë nën drejtimin e Piolit.

Me trajnerin emilian në stol, Milani kishte arritur gjithmonë të paktën 14 pikë në 7 javët e para të kampionatit. Më në detaje: 17 pikë më 2020/21, 19 pikë më 2021/22, 14 pikë më 2022/23 dhe 18 pikë në sezonin 2023/24.

Për t’u gjetur një precedent më të keq se starti i sezonit aktual të “Djallit” duhet të kthehemi te periudha e Marco Giampaolo në stol. Në sezonin 2019/20, trajneri i atëhershëm i Milanit grumbulloi vetëm 9 pikë në 7 ndeshjet e para. Një fillim zhgënjyes i cili i kushtoi shkarkimin menjëherë pas 7 javësh kampionat, duke “hapur krahun” për Piolin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit