Milani rigjen Leaon para Napolit. Stërvitje me ekipin, por do ta fillojë nga…

26 Shtator 2025
7:20
Alfred Lleshi
back button

Milani i Allegrit, pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe suksesit në Kupën e Italisë pa pësuar gol, përgatitet për sprovën e parë të madhe të sezonit. Në “San Siro”, për javën e pestë të Serie A, vjen Napoli, kampion në fuqi dhe kryesues i renditjes.

Lajmi më i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i Rafael Leaos, i cili ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave 4 javët e para. Portugezi është stërvitur me grupin dhe do të jetë më në fund në dispozicion.

Siç kishte paralajmëruar edhe Landucci pas fitores 3-0 ndaj Lecce në Kupë, Leao nuk do ta nisë titullar. Ai do të ulet në stol, gati për të hyrë në lojë në pjesën e dytë, ndërsa Pulisic dhe Gimenez do të formojnë dyshen e sulmin titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit