Milani ringjallet në derbi! Gabbia, heroi i kuqezinjve kundër Interit

22 Shtator 2024
22:44
Telesport
back button

Milani ringjallet më në fund! Skuadra kuqezi sot fitoi 1-2 në derbi kundër Interit me gol të Gabbias në 89′. “Djalli” rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në një ndeshje të madhe kundër rivalit të përbetuar.

Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Pulisic i cili shënoi që në minutën e 10-të të takimit. Ky gol ishte lehtësisht i parashikueshëm duke parë ritmin e lartë të ndeshjes.

Interi reagoi shpejt duke shtuar përpjekjet sulmuese, derisa gjeti golin e barazimit. Dimarco, i asistuar nga Lautaro Martinez, shënoi golin e barazimit në minutën e 38-të.

Kështu u mbyll pjesa e parë. 45 minutat e dyta patën po aq ritëm dhe emocion sa pjesa e parë, me të dyja skuadrat në sulm, pa u kujdesur për të marrë vetëm 1 pikë. Milani guxoi më shumë dhe pati më shumë raste, duke u shpërblyer në fund me golin e mbrojtësit Gabbia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit