Milani rrit ofertën për rinovimin e Theo Hernandez, ka frymë optimizmi. 5 milionë euro në sezon, plus bonuse

17 Dhjetor 2024
9:15
Alfred Lleshi
back button

“Corriere dello Sport” bën një përmbledhje të situatës për rinovimin e Theo Hernandez. Pas përjashtimit nga formacioni titullar kundër Genoa, menaxheri i francezit vizitoi rezidencën e Milanit për të diskutuar situatën me klubin kuqezi.

Negociatat për zgjatjen e kontratës së Theos nuk kanë hyrë ende në fazën vendimtare, pavarësisht se dëshira është e njohur. Kontrata e ofruar përfaqësuesit të francezit parashikon një pagë neto prej 5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.

Kjo do të thotë që Hernandez, nëse e pranon ofertën, do të fitonte rreth 6 milionë euro në vit. Milani mendon se kështu mund ta bindë mbrojtësin ta zgjasë marrëveshjen, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

Forma jo pozitive e Theos këtë sezon dhe mungesa e kërkesave të larta nga klube të tjera e bëjnë “Djallin” optimist për të arritur një marrëveshje me shifra që konsiderohen të përshtatshme për vlerën e lojtarit.

Mediat raportojnë mbërritjen e agjentit të tij në Itali për një takim me drejtuesit kuqezinj lidhur me situatën e ish-lojtarit të Real Madridit. Quilon mbërriti në “Casa Milan” për takimin e përmendur dhe foli me disa gazetarë që ndodheshin jashtë selisë së kuqezinjve, në pritje të tij. Komentet e tij u përcollën nga “MilanNews”.

Si shkoi takimi?

Ishte një takim mbi çështjet fiskale, mbi situatën fiskale mes Spanjës dhe Italisë.

A është diskutuar për rinovimin e Theo Hernandez?

Jo, por është një temë që ekziston. Do të flasim për të kur të vijë koha. Sot për sot mund të konfirmoj dëshirën e tij për të qëndruar te Milani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit