Milani synon të ruajë pathyeshmërinë, vjen ora e Bonaventura

15 Korrik 2020
9:11
Alfred Lleshi
back button

Milani, skuadra e vetme e pamposhtur e Serie A, që pas rifillimit të kampionatit, që u ndërpre për 3 muaj nga Covid-19, së bashku me Atalanta, do të përpiqet ta ruajë këtë status edhe ndaj Parmës. Emilianët shkojnë në “San Siro” për të luajtur për shanset e mbetura të Europës, pasi barazimi me Bologna theu një varg prej katër humbjesh radhazi.

Kuqezinjtë, përkundrazi, vijnë nga barazimi në Napoli, i siguruar falë shkëlqimit të Kessié, një nga lojtarët më të aftë dhe të qëndrueshëm të muajit të fundit në skuadrën e Piolit. Në të njëjtën kohë, ai është një nga ata, që mund të shpërblehet me pushim në ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit.

Kessie është në të vërtetë në balotazh me Krunic për të mbështetur Bennacer. Sidoqoftë, ky mund të mos jetë lajmi i vetëm. Në mbrojtje, para Donnarumma, Conti është në dyshim, me Calabria duke ushtruar presion për një fanellë startuesi. Pjesa tjetër e repartit është e paprekshme, me Kjaer duke shkuar drejt përhershmërisë dhe Romagnoli në qendër, si dhe Hernandez në të majtë.

Në mesfushë duhen zgjidhur dy balotazhe: Bonaventura është përpara Paquetà për të luajtur në të djathtë, ku Saelemaekers skualifikohet dhe Castillejo akoma është i dëmtuar. Rebic duhet të tejkalojë Leao, por shihet në epërsi për titullar. Më të sigurtët për një vend në formacionin startues janë Calhanoglu dhe Ibrahimovic.

Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Bennacer; Bonaventura, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.
PARMA (4-3-3): Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Grassi, Brugman, Kurtic; Kulusevski, Cornelius, Gervinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit