Milani tentoi dhe dështoi për Osimhenin, Ibrahimovic: “Nuk flas dot”

19 Shtator 2024
17:44
Telesport
back button

Victor Osimhen në verë mund të ishte bërë lojtar i Milanit. Ky lajm deri më sot nuk ishte raportuar në asnjë media, por prapaskenat kanë dalë me vonesë.

Chelsea tregoi gjithashtu interes për sulmuesin nigerian, i cili vijon të jetë nën kontratë te Napoli, por është huazuar për një sezon te Galatasaray.

I pyetur për interesimin e vonuar të Milanit për Osimhenin, Zlatan Ibrahimovic nuk ka thënë as “po”, as “jo”. Duket sikur ai ka dashur të japë një mesazh konfirmimi: “Nuk dua të them një gjë për këtë temë”, ishte reagimi i suedezit.

Gjëja e paparashikueshme dhe e pashpjegueshme te Milani do të ishte paga që kërkon lojtari. Ai është aktualisht në kuotën e 9 mln euro neto në sezon, shifër që te kuqezinjtë nuk e merr askush.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit