Milani zgjedh formacionin zyrtar ndaj Interit, tifozeria i pret përpara stadiumit me kore (VIDEO)

26 Janar 2021
19:38
Telesport
back button

Milani po përgatitet për supersfidën e sotme ndaj Interit në Kupën e Italisë teksa Stefano Pioli ka konfirmuar formacionin tashmë të shumëpritur, nisur edhe nga mungesat. Kështu, Meite kthehet mesfushor, kurse Leao konfirmohet sulmues i majtë. Dalot merr vendin e Calabria, kurse Diaz titullar si fantazist.

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo; Meite, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Në stol: A. Donnarumma, Jungdal, Calabria, Kalulu, Tomori, Castillejo, Hauge, Krunic, Maldini, Rebic

Sakaq, tifozeria kuqezi Curva Sud, ka pritur ekipin me brohoritje dhe sidomos një mesazh: “Milano krenari dhe lavdi, merr fitore!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit