Milik me probleme fizike? Roma reagon ashpër mbi aludimet!

20 Shtator 2020
15:42
Telesport
back button

Roma reagon ashpër për shkak të aludimeve se sulmuesi I Napolit, Milik, nuk ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe ndaj nuk është marrë ende një vendim për transferimin e tij te verdhekuqtë.

Polaku kreu vizitat në Zvicër, I shoqëruar nga mjeku I Romës. Klubi reagon me komunikatë zyrtare.

“Në lidhje me thashethemet me negociatat me Napolin për transferimin e mundshëm të Arkadiusz Milik, AS Roma mohon çdo pretendim mbi gjendjen e negociatave dhe madje edhe më shumë mbi gjendjen fizike të lojtarit, për të cilin klubi ka vlerësim të thellë dhe respekt.

Klubi përsërit se kurrë dhe kurrë nuk do të komentojë, qoftë në një komunikim zyrtar ose në fshehtësi, për shëndetin ose gjendjen e një lojtari të regjistruar në një klub tjetër.

Si pasojë, AS Roma hedh poshtë caktimin e ndonjë gjykimi mbi gjendjen fizike të lojtarit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit