Milionat e Arabisë trembin edhe Real Madrid, skuadra e Al-Ittihad ofertë për Antonio Rudiger

25 Korrik 2024
8:17
Telesport
back button

Një tjetër lojtar i Real Madrid përfundon në “rrjetën” e ekipeve të Arabisë Saudite. Pas Nacho Fernandez, i cili zyrtarisht u transferua në Al-Qadsiah, tani është mbrojtësi Antonio Rudiger ai që mund të tundohet nga milionat që vijnë nga Liga Pro Saudite.

Sipas asaj që raportohet nga “El Chiringuito”, skuadra e Al Ittihad i ka bërë një ofertë mbrojtësit gjerman, prej 12-13 milionë euro në sezon. Klubi ku luan Karim Benzema, ish-shoku i skuadrës së Rudiger, duket se është serioz në ofertën e tij.

Skuadra arabe ka marrë së fundi edhe refuzimin e Mario Hermoso, i liruar pas skadimit të kontratës me Atletico Madrid. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Real Madrid nuk ka ndërmend ta lërë të largohet mbrojtësi gjerman.

Rudiger, 31 vjeç, është i lidhur me “los blancos” edhe për dy vite të tjera në kontratën e tij dhe, pas largimit të Nachos, drejtuesit nuk janë të gatshëm të humbasin një tjetër qendërmbrojtës. Lojtari ka qenë një gur themeli i skuadrës së Carlo Ancelotti që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2022 si një transferim i lirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit