MILITAOOOOOOOOO NË “FOTOFINISH” | Reali shmang humbjen, por La Liga është rihapur (VIDEO)

23 Janar 2022
18:13
Telesport
back button

Një humbje e shmangur në frymën e fundit pasi do te kishte qenë vërtet dramatike (pas asaj ndaj Getafes)

Kështu Real Madrid flaku avanatazhin që kishte krijuar ndaj Sevilla-s dhe tashmë gara për titull është mëse e rihapur.

Një mbrojtje që sot ka futur ujë nga të gjitha anët dhe një sulm apatik që nuk gjeti dot golin dhe u desh një penallti e Modric për të shënuar golin që ndezi shpresat dhe shmangu humbjen në Bernabeu ndaj Elche-s, e cila gjeti hapësirat e duhura për të goditur.

Mjafton të shihni golin e dytë të Pere Milla se si ikën dhe depërton. Shtuar kësaj edhe Benzema që humbi penalltinë e parë pas 16 penalltish të realizuara me Real Madrid… Atëherë, pasditja u kuptua se do të kishte qenë e mallkuar.

Pas Getafes, edhe Elche i mer pikë Real Madrid dhe tani Sevilla shpreson!

Goli i frymës së fundi erdhi nga Militao në të 92′.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit