Milwaukee dominon në Lindje, zhgënjejnë Miami e Detroit

31 Dhjetor 2019
8:18
Telesport
back button

Ekipi i Milwaukee triumfoi 123-102 ndaj Chicago në ndeshjen e luajtur në fushën e këitj të fundit, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit të Bucks, ku u dalluan Middleton me 25 pikë e Antetokounmpo me 23 pikë e 10 rebound. Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi 104-81 Detroit, sfidë ku u dallua Mitchell me 23 pikë.

Jashtë fushe fiton Atlanta, që mundi 101-93 Orlando, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Diferencën për skuadrën e Atlantës e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 52 pikë. Zhgënjen Miami, që u mund 123-105 nga Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan McRae me 29 pikë e Mahnimi me 25 pikë. Pas kohës shtesë fiton Minnesota, që mundi 122-115 Brooklyn, me Napier që realizoi 24 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Atlanta, 93-101

Washington – Miami, 123-105

Chicago – Milwaukee, 102-123

Minnesota – Brooklyn, 122-115

Utah Jazz – Detroit, 104-81

Portland – Phoenix, 116-121

Lajme të tjera

Lajmet e fundit