Milwaukee mposht Toronto në sfidën e kreut në Lindje, “OK” Spurs e Charlotte

10 Dhjetor 2018
11:50
Telesport
back button

Milwaukee fitoi 104-99 në fushën e Torontos, në përballjen mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes. Sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Për kanadezët u dalluan Ibaka me 22 pikë e Leonard me 20, por në kahun tjetër shkëlqeu Antetokounmpo, autor i 19 pikëve e 19 rebaund për Bucks, mbështetur edhe nga Lopez me 19 pikë e Brogdon me 18. Gjithsesi, ekipi i Torontos ruan kreun në Lindje, por tashmë diferenca mes tij dhe Milwaukee është ngushtuar ndjeshëm.

Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 110-97 Utah jazz, një përballje e komanduar nga basketbollistët e Spurs, ndjeshëm më superior në parket, duke i dhënë një “leksion” të mirë rivalëve të Jazz. DeRozan e mbylli me 26 pikë, Gay me 23 pikë e 15 rebaund, ndërsa Aldridge shënoi 20 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë. Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Charlotte triumfopi 119-107 në fushën e New York (Walker 25 pikë), ndërsa New Orleans mposhti 116-108 Detroit, po jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Holiday me 37 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – New Orleans, 108-116

Toronto – Milwaukee, 99-104

San Antonio – Utah Jazz, 110-97

New York – Charlotte, 107-119

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit