Milwaukee ndalet pas 18 fitoresh radhazi, Houston përmbys Spurs

17 Dhjetor 2019
8:27
Telesport
back button

Pas 18 fitoreve radhazi skuadra e Milwaukee është mundur sot 120-116 nga Dallas, një përballje në përgjithësi e dominuar nga miqtë. Ndeshja dhuroi emocione në fundin e saj, por Antetokounmpo, me 48 pikë e 14 rebound, këtë herë nuk mundi të evitojë humbjen. për Dallas u dalluan Seth Curry e Kristaps Porzingis me nga 26 pikë secili (nuk luajtur Doncic).

Houston nuk përsërit gabimin e dy javëve më parë dhe këtë herë fitoi 109-107 ndaj San Antonio derbin teksan. Spurs e dominuan ndeshjen, madje u shkëputën deri në 25 pikë (Aldridge 19 pikë e 13 rebound), por gabuan në fund. Houston përmbysi gjithçka në minutat e fundit, duke triumfuar falë 31 pikëve e 10 rebound të Westbrook dhe 28 pikëve të Harden.

Fiton edhe skuadra kampione e Toronto, që mundi me lehtësi 133-113 Cleveland (Siakam 33 pikë), sukses që mban ekipin kanadez në vendet e para në Lindje. Portland mposhti 111-110 Phoenix, sukses që u vendos në sekondat e fundit (McCollum 30 pikë e LIllard 27), ndërsa Memphis triumfoi 118-111 ndaj Miami (Valanciunas 21 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, 119-133

Toronto – Cleveland, 133-113

Houston – San Antonio, 109-107

Memphis – Miami, 118-111

Milwaukee – Dallas, 116-120

Oklahoma – Chicago, 109-106

Phoenix – Portland, 110-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit