Minus 15 pikë? Allegri jep “recetën magjike”: Ekip, tifozë dhe klub duhet të jemi si shkëmb graniti

28 Janar 2023
14:44
Alfred Lleshi
back button

Massimiliano Allegri prezanton ndeshjen ndaj Monza: “Ne arrijmë pas dy ndeshjeve në të cilat humbëm dhe barazuam. Pësuam 8 gola, duhet të përmirësohemi absolutisht. Duhet t’iu rikthehemi zakoneve tona të vjetra. Do të përballemi me një Monza që luan mirë, e ka treguar veten në ‘Coppa Italia’. Një ndeshje e rëndësishme për t’u luajtur mirë”.

Për momentin e klubit – “Duhet të marrim rezultat me Monzën, tani duhet të jemi si shkëmb graniti si skuadër, tifozë dhe klub”.

Për formacionin – “Pogba dhe Vlahovic janë kthyer. Chiesa dhe Cuadrado janë jashtë. McKennie nuk do të jetë në dispozicion, sepse klubi ka arritur një marrëveshje me ekipin ku do të shkojë”.

John Elkann dhe rinovimi – “Po, kemi biseduar, por jo për këtë. Duhet të qëndrojmë të fokusuar në kampionat, nuk duhet të shpërqendrohemi në asgjë tjetër”.

Vlahovic dhe Pogba – “Vlahovic dhe Pogba do të jenë me ne, Chiesa nuk do të jetë për shkak të një problemi me këmbën e tij të operuar. Cuadrado ka një problem me nervin shiatik dhe do të kthehet ndaj Lazios. Bonucci është pak me vonesë, duhet të presim. Pogba dhe Vlahovic janë në dispozicion si De Sciglio”.

Përforcime nëse largohet McKennie – “Absolutisht jo. Ne kemi Cuadrado, De Sciglio dhe gjithashtu Soulé”.

Si janë Pogba dhe Vlahovic – “Ata janë mirë, në kuptimin që kanë bërë disa seanca optimale stërvitore. Vlahovic për sa i përket gjendjes është pak më i mirë se Pogba. Nëse një lojtar thirret do të thotë se ai mund të luajë”.

A punon sikur skuadra të ketë 38 apo 23 pikë – “Ne kemi grumbulluar 38 pikë në fushë, por siguritë nuk ekzistojnë. Ne duhet të punojmë me këtë renditje, pastaj është një klub i fortë që punon për të mbrojtur veten. Ne duhet të mbrohemi në fushë, duke marrë sa më shumë pikë”.

A mund të luajë Paredes nga 1′ – “Paredes është mirë, mund të luajë nesër”.

A mendon se është deformuar kampionati – “Mendimi im është pak i vlefshëm, iu thashë edhe futbollistëve. Duhet të jemi më të përqendruar se më parë nga pikëpamja futbollistike. Duhet të marrim rezultat pozitiv kundër Monza. Tani duhet të jemi si shkëmb graniti, të bashkuar si ekip, tifozë dhe klub. Krahas kampionatit kemi ‘Europa League’ dhe Kupën e Italisë”.

50 pikë në fazën e dytë – “Nuk e di. A menduat se me gjithë këto mungesa skuadra mund të grumbullonte 38 pikë? Ne patëm një fazë të parë të mirë ku u shfaqën shumë lojtarë të rinj. Pra, ka gjithmonë një anë pozitive. Ata që vijnë tani kanë akoma më shumë përgjegjësi, sepse do të duhet të jenë edhe më të mirë për të marrë më shumë pikë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit