MIQËSORET | Dalin formacionet zyrtare Shqipëri-Gjeorgji dhe Zvicër-Kosovë!

29 Mars 2022
17:27
Telesport
back button

Pas humbjes ndaj Spanjës në Barcelonë me golin e bukur të Dani Olmos (edhe pse në atë akision Jordi Alba ishte në pozicion të parregullt) në “Air Albania” ora 18:00, vëmendja do të jetë e gjitha te miqësorja e dytë që Shqipëria do të luajë me Gjeorgjinë.

Siç është bërë e ditur tashmë, Ivan Balliu, Keidi Bare, Myrto Uzuni janë lojtarët të cilët nuk kanë udhëtuar për në Shqipëri me pjesë tjetër të skuadrës, teksa kanë qëndruar në Spanjë me skuadrat e tyre. Në portë Berisha do t’i lërë vendin Strakoshës, që do ta nisë si titullar.

Qendra e mbrojtjes nuk ka ndryshime. Në mesfushë krahët do të plotësohen me Roshin nga e djathta dhe Hysajn nga e majta, ndërsa në mesin e fushës do të rreshtohen Asllani, Ramadani dhe Çekiçi, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Broja-Manaj.

Pas pak gjithashtu do të luhet ndeshja Zvicër-Kosova, ku do të shohim Shaqirin dhe Xhakën të cilët do të përballen ndaj atdheut të tyre. Kombetarja dardane vjen nga nje sukses i arritur pak dite me pare ndaj Burkina Fasos me rezultatin 5-0. Ky do te jete testi i dyte per trajnerin e ri Giresse.

Alian Girese për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me formacionin më të mirë, ku në portë do të jetë Arijanet Muric. Mbrojtja vjen me Amir Rrahmanin, Mirlind Kryeziun në qendër, ndërsa në krahë janë Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda.

FORMACIONET ZYRTARE:

Zvicra: Kobel, Mbabu. Elvedi, Comert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber, Gavranovic.

Kosova: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, Idiriz, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi, Bytyqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit