MIQËSORJA | Aventura e trajnerit Franco Foda nis me fitore te Kosova (VIDEO)

22 Mars 2024
19:26
Telesport
back button

Kosova ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në miqësoren ndaj Armenisë e cila u zhvillua sonte në Yerevan, dhe ishte e para për përzgjedhësin gjerman, trajnerin Franco Foda në krye të ‘Dardanëve’.

Kosova pati iniciativën në pjesën e parë, duke organizuar disa aksione të mira dhe në fund ato përpjekje u shpërblyen me gol. Milot Rashica (25’) shënoi për 1-0 pasi fillimisht Edon Zhegrova godet traversën dhe nga topi i kthyer Rashica e çoi topin në rrjetë.

‘Dardanët’ patën edhe një mundësi të mirë shënimi kur Edon Zhegrovën dhe Milot Rashicën para fundit të pjesës së parë, por nuk arritën ta gjejnë golin.

GOLI I RASHICES – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit