Miqësorja ndaj Suedisë, 7 ndryshime në formacionin startues të kuqezinjve

25 Mars 2024
11:35
Alfred Lleshi
back button

Pas disfatës së hidhur ndaj Kilit, në “Ennio Tardini” të Parmës, kuqezinjtë do të kenë rastin sonte në mbrëmje të bëjnë autokritikë. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Sylvinhon dhe të tijtë i pret Suedia, në fushën e saj, një kombëtare cilësore. Kjo është mundësi për të provuar lojtarë të tjerë, që luajtën pak ose fare në miqësoren pararendëse ndaj kilenëve.

Sa i takon formacionit startues, do të ketë jo pak ndryshime. Kështu, në portë do të kthehet Etrit Berisha, i cili mungoi ndaj Kilit për një problem muskulor. Edhe mbrojtja do të ketë dy startues “të rinj”, Kumbulla dhe Balliu.

I pari do të luajë përkrah kapitenit Gjimshiti, në qendër, ndërsa i dyti do të marrë përsipër rolin e Hysajt në të djathtë. Në mesfushë do të ketë vend edhe Muçi, sigurisht me pozicionim pas qendërsulmuesit Broja. Asllani dhe Bajrami do të kompletojnë treshen e këtij reparti. Reparti ofensiv do t’i besohet Muçollit dhe Hoxhës nga krahët, në ndihmë të “pykës”, Broja.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti që thotë "FSHF STADIUMI DAY MAECH "FRIENDS ARENA" STOKHOLM MERRE 20 SUEDI VS SHOIPERI SHQIP 25 MARS 2024 19:00"

Kuptohet, kjo është një mundësi për të provuar sa më shumë lojtarë në të tilla miqësore, por edhe “tërheqje veshi” për disa titullarë të fushatës eliminatore, të cilët duket se e konsiderojnë veten të padiskutueshëm në listën finale të “Euro 2024”. Megjithatë, paraqitja e bërë në miqësoren ndaj Kilit tregoi se nuk janë aty ku duhet. Në këtë drejtim shkon edhe paralajmërimi i trajnerit Sylvinho: Kush nuk vrapon, nuk do të vijë me ne në Europian.

Ashtu si kuqezinjtë (humbën 3-0 në Parma), edhe skandinavët janë të freskët nga humbja e rëndë 5-2 në Portugali. Suedia, e cila nuk do të jetë e pranishme në finalet e Europianit të kësaj vere, do të jetë një sprovë e madhe për Shqipërinë, e përfshirë në të njëjtin grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në “Gjermania 2024”, pasi e mbylli e para në grupin e saj kualifikues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit