Miralem Pjanic sfidon Juventusin “e tij” pas suksesit të parë në Champions!

21 Tetor 2020
15:16
Telesport
back button

Aventura e Pjanic në Ligën e Kampionëve filloi me manita me fanellën e Barcelonës: 5-1 në Ferencvaros pa lodhje dhe siç pritej.

“Jemi të kënaqur me lojën, është e rëndësishme ta fillonim Ligën e Kampionëve mirë, një kompeticion që vërtet na pëlqen” tha ish-juventini në komentin pas ndeshjes për fitoren.

Sfida e vërtetë ende nuk ka ardhur, megjithatë, grupi G pret konfrontimin midis blaugrana dhe Juventusit të Cristiano Ronaldos, i planifikuar për në 28 tetorin e ardhshëm.

“Tani le të mendojmë për ato të radhës, Clasico dhe më pas në Torino kundër Juventus. Do të jetë e rëndësishme, e vështirë, por ne jemi gati. Përjashtimi i Piqué? Unë mendoj se ishte i tepruar, nota e vetme negative, por ne duhet ta pranojmë atë” përfundoi Pjanic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit