Mirdita e Partizani sigurojnë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

16 Dhjetor 2019
9:07
Telesport
back button

Mirdita dhe Partizani kanë fituar edhe ndeshjet e radhës të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Ato kryesojnë pa asnjë humbje renditjen e grupeve, përkatësisht atyre A dhe B, duke siguruar matematikisht një vend në gjysmëfinale.

Në Grupin A, skuadra e Mirditës fitoi 3-0 ndaj Korabit, ndërkohë që po 3-0 fituan edhe Barleti Volley e Vllaznia. Ndërsa në Grupin B, Partizani fitoi 3-0 ndaj Teutës, ndërsa Tirana mposhti po 3-0 Skënderbeun. Në Krutje, skuadra e Elbasanit fitoi 3-2 ndaj Lushnjës.

Dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të përcaktohen në mesjavë, kur do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Kupa e Shqipërisë – Femra, Grupi A

Mirdita – Korabi, 3-0 (25-10, 25-8, 25-10)

Vllaznia – Agroturizëm Huqi, 3-0 (25-20, 30-28, 25-14)

Barleti Volley – Apolonia, 3-0 (25-18, 259, 25-14)

Renditja: Mirdita 15 pikë, Barleti Volley 12 pikë, Vllaznia 9 pikë, Apolonia 9 pikë, Agroturizëm Huqi 6 pikë, Korabi 2 pikë, Flamurtari 1 pikë.

Kupa e Shqipërisë – Femra, Grupi B

Lushnja – Elbasani, 2-3 (23-25, 20-25, 25-10, 25-21, 10-15)

Tirana – Skënderbeu, 3-0 (25-22, 25-21, 25-18)

Partizani – Teuta, 3-0 (25-18, 25-7, 25-13)

Renditja: Partizani 12 pikë, Tirana 6 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Teuta 4 pikë, Lushnja 4 pikë, Elbasani 2 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit