Mirdita e pathyeshme, “leksion” kampioneve të Partizanit

9 Nëntor 2019
20:42
Telesport
back button

Mirdita ka triumfuar 3-0 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”, në ndeshjen që vuri përballë dy ekipet më të mira të kampionatit, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të. Partizani kampion, pas eliminimit nga Champions League, e gjeti veten vetëm me një lojtare të huaj, Benitha nga Ruanda.

Kjo ndikoi shumë në lojë, pasi skuadra mirditore pati epërsi në të trija setet, duke i fituar ato me meritë dhe kryeson e vetme renditjen me 18 pikë të plota. Në dy takimet e tjera të luajtura sot, Teuta korri fitoren e parë sezonale, pas triumfit 3-0 ndaj Skënderbeut. Fiton edhe Vllaznia, 3-1 ndaj Apolonisë dhe qëndron në katërshe.

Volejboll Femra, Grupi A1, java e 6-të (9 nëntor)

Vllaznia – Apolonia, 3-1 (25-22, 25-17, 21-25, 25-15)

Teuta – Skënderbeu, 3-0 (25-14, 25-23, 25-20)

Partizani – Mirdita, 0-3 (18-25, 12-25, 23-25)

Tirana – Barleti Volley, 11/11/2019 (F.Hoti)

Renditja: Mirdita 18 pikë, Partizani 15 pikë, Tirana 12 pikë, Vllaznia 11 pikë, Barleti Volley 6 pikë, Teuta 4 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Apolonia 1 pikë.

Volejboll Femra, Grupi A2, java e 5-të (9 nëntor)

Korabi – Elbasani, 0-3 (23-25, 18-25, 18-25)

Lushnja – Flamurtari, 3-0 (25-17, 25-12, 25-12)

Agroturizëm Huqi (pushim)

Renditja: Agroturizëm Huqi 12 pikë, Elbasani 9 pikë, Lushnja 5 pikë, Korabi 4 pikë, Flamurtari 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit