Mirupafshim Neuer! 2025 nis me një portier të ri te Bayern!

1 Shtator 2024
13:07
Telesport
back button

Manuel Neuer është legjendë, por të gjithë e kanë një afat në jetë. Madje, edhe ai që kanë ndryshuar plotësisht stilin e rolit të portierit. Te Bayern janë 100% të bindur se në 2025 duhet një portier i ri, i aftë për të qenë titullar absolut në portë për të paktën pesë sezone.

I përzgjedhuri i bavarezëe është Mike Maignan, gardiani i Milanit dhe i kombëtares franceze. Maignan i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë lider në Mynih, sepse ka karakter dhe përfaqëson vlerat që Bayern kërkon.

Mamardashvili ka qenë një tjetër emër i përmendur te Bayern, por gjërat kanë ndryshuar. Ai tashmë është prenotuar nga Liverpool. Në Mynih të gjithë janë dakord për Maignan, i cili kushton rreth 50 mln euro.

Problemi i vetëm i francezit janë dëmtimet, por Bayern është gati edhe të marrë risqe, kur konsideron faktin se Maignan është një nga tre portierët më të mirë në botë. A do të pranojë Milani ta shesë? Me siguri, po.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit