“Miss Bum Bum” i shpall luftë “Coronavirus”, nxjerr në shitje fanellat e Messit

20 Mars 2020
15:53
Alfred Lleshi
back button

Brazilianja Suzy Cortez, një fanse e shkëlqyer e Barcelonës, në veçanti e Leo Messit, ka bërë të ditur në rrjetet e saj sociale se dëshiron të mbledhë para për blerjen e dezinfektantëve me bazë alkooli dhe maskave. Pas shpërthimit të epidemisë së “Coronavirus” në të gjithë botën, shumë njerëz të famshëm kanë ndërmarrë nisma të ndryshme për të mbledhur fonde, për t’i dhuruar ato në spitale, ose për të blerë pajisje mjekësore. 

Edhe modelja braziliane, Suzy Cortez, i cili u ngrit në “lartësinë e detyrës”. E vetëshpallura fituese e konkursit “Miss Miss Bum Bum” ka shfrytëzuar ngjyrat Blaugrana për të tërhequr vëmendje në këtë rast. Ajo ka nxjerrë në ankand fanellat e saj të Barçës, kryesisht me numrin 10 dhe emrin e Messit, për të mbledhur para për dezinfektues dhe maska, të cilat do të shkojnë për qytetarët e Brazilit. Orët e fundit, atje mbaruan furnizimet e mjeteve mbrojtëse dhe parandaluese të përhapjes së “Coronavirus”.

“Ndjekësit e mi të dashur nga e gjithë bota, sot po hap një ankand të fanellave të mia të Barcelonës për të mbledhur para për blerjen e xhelit të alkoolit dhe maska për popullatën, që nuk kanë mundësi t’i kenë ato. Kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur është e nevojshme. Ne do ta fitojmë këtë ndeshje kundër “Coronavirus” të ri (COVID-19). Një puthje e madhe për të gjithë”, – ka shkruar Suzy Cortez në llogarinë e saj në Instagram, duke bashkangjitur tre imazhe të saj.

Mbetet të shohim nëse nisma e Suzy Cortez do ta arrijë qëllimin e saj për të mbledhur para të mjaftueshme për të blerë materialet mbrojtëse nga ky virus, për të cilat ka kaq shumë nevojë Brazili. Me siguri, ajo do të kontribuojë sadopak në luftën kundër “Coronavirus”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit