Misteri i pushtuesit te Marseille-PSG, fantazma që doli nga hiçi: “Nuk mund të flasë!”

26 Tetor 2021
16:20
Telesport
back button

Një shfaqje që nuk ka lidhje me futbollin. Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së Ligue 1 mes Marseille dhe PSG do të ketë një ndikim të fortë te klubi vendas.

Në stadiumin “Velodrome” u desh ndërhyrja e policisë në fushë, e vendosur me mjete për të mbrojtur Neymar dhe lojtarët e tjerë të PSG-së, nga hedhja e dendur e sendeve nga tribuna pas çdo goditjeje këndi.

Federata Franceze tashmë është mbledhur ditën e djeshme për të vendosur dënimin që do t’i vihet klubit. Përveç trazirave dhe sjelljes së paqytetëruar në tribuna, ndeshja u shënua edhe nga pushtimi i fushës nga një tifoz i Marseille, i cili donte të bënte një selfie me Messin duke pushtuar në mënyrë të jashtëzakonshme fushën gjatë ndeshjes dhe me argjentinasin në zotërim e topit teksa po sulmonte…

Pasi u largua nga sigurimi i stadiumit dhe u vendos në paraburgim nga forcat e rendit, gjatë marrjes në pyetje u bënë zbulime të çuditshme.

Sipas RMC Sport, tifozi në fjalë nuk është i rregullt në stadiumin e Marseille dhe nuk është as i abonuar.

Gjatë bisedimeve me policinë, i riu u shfaq i paqëndrueshëm dhe kishte vështirësi të shpjegohej në frëngjisht. “Ai nuk flet dot”, shkruan portali francez.

Ky është një person pa dokumente që nuk ka një adresë fikse vendbanimi.

Një fantazmë autentike që doli nga hiçi që askush nuk e di se si ia doli të gënjente sigurimin duke hyrë në stadium dhe madje të futej në fushë.

Tifozi në fjalë nuk e kishte blerë as biletën e ndeshjes. OM dhe tifozët kanë ndjesinë, edhe pse e vështirë për ta vërtetuar, se Marseille-PSG ishte rasti që disa ngatërrestarë të vinin vetëm për të ngrohur shpirtrat në stadium.

Padyshim në gjithë këtë kontekst po bëhet gjithnjë e më serioz pozicioni i Marsejës, i cili do të kishte përgjegjësi të madhe për atë që ndodhi, përfshirë pushtimin e çuditshëm të fushës dhe identitetin misterioz të tifozit në fjalë…

Marseja përballet me një dënim të rëndë

Të gjithë elementët që mund të jenë të rëndësishëm për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi në Velodrome në atë natë çmendurie që tani rrezikon ta bëjë Marsejën të humbasë edhe pikë në Ligue 1.

Prandaj, klubi i Marseille mund të sanksionohet nëse komiteti disiplinor i LFP e konsideron klubin vendas përgjegjës për të gjithë kaosin e krijuar kundër PSG-së.

Komiteti disiplinor i Legës është mbledhur për herë të parë paraditen e djeshme për të trajtuar me shpejtësi të gjitha ngjarjet. Dosja do të studiohet në mënyrën më të mirë të mundshme nesër. LFP është ende duke pritur që të ketë të gjithë elementët (foto, video, raporte…).

Për të hedhur dritë mbi atë natë, organi disiplinor i LFP ose mund ta hedhë çështjen nën hetim (për një periudhë prej dy javësh) ose të lëshojë një njoftim 8-ditor.

Për sa i përket hedhjes së sendeve, OM shpreh keqardhje për qëndrimin e disa individëve në stadium. Aq më tepër që klubi ka marrë vendimin që së shpejti të rrisë rrjetat e sigurisë para dy këndeve dhe ndoshta edhe të dyfishojë trashësinë e tyre.

Megjithatë, Marseja ka dashur të vërë në dukje edhe një problem jo të parëndësishëm për të frenuar fenomenin e sendeve të hedhura në fushë.

Klubi në fakt nënvizon se policia dhe stjuardët nuk lejohen të kontrollojnë pjesët intime të tifozëve, duke lehtësuar kështu futjen e disa fishekzjarreve, objekteve dhe bombave tymuese…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit