Mitoma “zhduk topin” dhe ul mbrojtjen e Liverpool në gjunjë! Brighton eliminon “Reds” nga FA CUP (PAMJET)

29 Janar 2023
16:51
Telesport
back button

Liverpool ka humbur veten dhe identitetin teksa Klopp reziston dhe thote se “revolucioni” dhe rindertimi nuk vjen brenda nates. Ashtu si ne kampionat, Brighton serish arrin ti munde dhe kete here me deme edhe me te medha,

Brightoni ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, pasi eliminoi Liverpoolin 2-1. The Reds kaluan në epërsi me golin e Harvey Elliott, por vetëm pas nëntë minutash Pulëbardhat i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Lewis Dunk (39’).

Megjithate, ishte minuta e 90+2 e takimit, kur Estupinian asistoi te Kaoru Mitoma, që realizoi për 2-1, për të eliminuar skuadrën e Jurgen Kloppit nga FA Cup. Nje gol ai i japonezit qe eshte spektakolar per nga realizimi duke stopuar top dhe fintuar goditjen per ta leshuar me pas kemben tjeter dret topit dhe per te vulosur kualifikimin per ekipin e De Zerbi.

Kaoru Mitoma ka shënuar ose asistuar në tetë nga 11 paraqitjet e tij të fundit për Brighton në të gjitha garat (6 gola, 2 asistime). Nje vazhdimesi e jashtezakonshme e nje futbollisti qe u ble vetem 3 mln euro nga Kawasaki Frontale disa vite me pare…

GOLI I MITOMA – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit